Nuk jemi specialistë të financës dhe nuk mund t’i shpjegojmë mirë këto veprime, por sqarimet që jepen në mediat europiane mjaftojnë për të kuptuar. Paris SG nuk kishte mundësi buxhetore për të marrë Lionel Mesin me rrogën 1.2 milionë euro në javë, rreth 62 milionë euro në vit, por kjo ndodhi me një teknikë novatore. Klubi kishte krijuar që në 2018 një bashkëpunim me një kompani të specializuar, që mundësonte tifozëve të blinin aksione të krijuar për ta, duke financuar kështu operacionin. Kompania “socios.com” që krijon “blokçein” (blockchain), një rrjet që ndihmon veprimet financiare me kriptomonedha.
Sfidanti.al