Reali synon “kafshatat e mëdha”, në fillim Mbapenë e pastaj Halandin

Nuk dihet nëse mund t’ia dalë, ndërsa rivalët do të jenë të shumtë, por plani është i tillë. Presidenti Florentino Perez është i bindur se disa lojtarë do të largohen nga Reali dhe do të krijojnë mundësi që Kilian Mbape madje edhe Erling Haland të vijnë në “Bernabeu”. Dëshira për Mbapenë ka qenë e hershme, dhe shanset duket se janë që mund ta marrin këtë sezon. Kostoja do të ishte e lartë, pasi vetëm kartoni do të arrinte në 150 milionë euro, plus rroga që do të ishte padyshim tek 30 milionë eurot në sezon. Për Halandin shpresa është vitin që vjen, ndërsa Çelsi e Siti nuk janë rivalë. Blutë e Londrës morën Lukakun, ndërsa Guardiola kërkon Kejnin. Verën e ardhshme, rivalë për norvegjezin do të ishin Bajerni, por edhe Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al