Përse Mbapesë nuk i pëlqen sulmi atomik i PSG-së me Mesin?!

Në Madrid janë të bindur se transferimi i “shekullit” do të sjellë fryte për Realin. Sipas mediave italiane dhe spanjolle, Kilian Mbape nuk është aspak i kënaqur me mbërritjen e Lionel Mesit tek Paris SG, dhe nuk ndjen ndonjë lumturi që mund të luajë në një treshe ofensive atomike me argjentinasin dhe Nejmarin. Arsyet sipas gazetave janë që francezi dyshon se do të jetë nën hijen e Mesit, e ndoshta edhe të Nejmarit, e nuk do të jetë ai lideri i projektit. Edhe përsa i përket rrogës, Mesi arrin në mbi 60 milionë euro në sezon, Nejmar në 36.8, ndërsa 22-vjeçar fiton 18. Sidoqoftë, presidenti Al Helaifi është gati t’ia japë rrogën sa Nejmari. Të hënën, kampioni i botës pritet të njoftojë për të ardhmen e tij, dhe siç duken gjërat, ai mund të kërkojë largimin.

Sfidanti.al