Interi gjen Dëmfrisin, holandezi cilësohet pasardhës i Hakimit

Mund të mos jetë për momentin në nivelin e futbollistit që u mor nga Reali i Madridit, por është padyshim një përforcim shumë i mirë. Djaloshi i ri i kombëtares së Holandës, Denzel Dëmfris, siç e lexojnë holandezët (Dumfries), vjen për 12.5 milionë euro nga PSV Ajndhoveni, ndërsa Interi do të paguajë edhe 2.5 milionë euro të tjera. Një biznes shumë i mirë pasi nga Ashraf Hakimi u fituan 60 milionë euro në transferimin e tij tek Paris SG. Dëmfris është lojtar krahu siç ishte Hakimi, ndërsa për sulmin për momentin Interi ka zëvendësuar Lukakun me Xhekon, ndërsa mendon për Vllahoviçin nëse Lautaro Martinezi shkon tek Totenhemi.

Sfidanti.al