Mauricio Sarri nuk hoqi dorë nga tradita e tij dhe mori me vete ekipin në një restorant-piceri. Duhet krijuar fryma e familjes dhe trajneri i ri i Lacios po punon për këtë, veçse bashkë me darkën me pica do të kishte edhe një ritual. Do të bëhej “vaftisja”, apo t’i urohej mirëseardhja lojtarit të ri, Romero. Pikërisht për këtë gjë u morën masa të rrepta, dhe u ndaluan celularët, si dhe u mbyllën dyert e u kyçën fort. Romero duhej të zgjidhje të veprim për të bërë para shokëve, ndërsa Elseid Hysaj para pak ditëve zgjodhi të këndonte këngën “Bela çao”, duke krijuar një acarim të madh me disa nga ultrasit e Lacios. Klubi nuk dëshiron që kjo të përsëritet.
Sfidanti.al