Kur skuadra e trajnerit Joakim Lëv u largua “me bisht ndër shalë” nga Kupa e Botës në Rusi në 2018, shumëkush u habit. Gjermania e madhe e futbollit botëror ishte mësuar me finale dhe me tituj, por tradita është prishur dhe pas eleminimit në raundin e dytë në Kampionatin Europian, gjermanët dështuan edhe në Olimpiadë. Ekipi i trajnerit Kunc u eleminua në grup pas barazimit 1-1 me Bregun e Fildishtë, ndërsa afrikanët kaluan në raundin e dytë bashkë me Brazilin. Një turpërim i rëndë për Gjermaninë që fitoi medaljen e argjendit në Rio de Zhaneiro në 2016.
Sfidanti.al