Si mund të jetë Olimpiada e sigurt kur infektohen edhe policët?!

Një tmerr i vërtetë është provuar në Fshatin Olimpik në Tokio nga lajmi që u mor vesh nga të gjithë. Edhe vetë policët që duhet të ruajnë sigurinë dhe shëndetin e Olimpiadës kanë rënë pre e infektimit nga Kovid 19. Njoftimi është që plot 12 oficerë policie në shërbim pranë Fshatit Olimpik kanë dalë pozitivë dhe janë detyruar të izolohen. Natyrisht, nuk është problemi se Drejtorisë së Policisë së Tokios i mbaruan forcat, dhe 12 policë mund të zëvendësohen lehtë, por kjo tregon shkallën e përhapjes së virusit në kryeqytetin e Japonisë. Frika e madhe është se policët e infektuar janë parë duke biseduar e duke qendruar pranë sportistëve, pra mund të ketë transmetim të virusit.

Sfidanti.al