Më gjasë kjo gjë do të zgjidhet dhe presidenti Laporta do t’ia arrijë qëllimit për ta mbajtur kapitenin në ekip. Për momentin, tifozët janë në pritje, ndërsa Lionel Mesi u kthye në Barcelonë duke i dhënë fund pushimeve në Majemi e Karaibe. Kthimi i argjentinasit në Katalonjë bëhet 63 ditë pas largimit, kur u mbyll sezoni në Spanjë, ndërsa ai bëri pak ditë pushim atëherë dhe u bashkua me Argjentinën për në Kupën e Amerikës. Në Brazil, Mesi shkëlqeu duke qenë lojtari më i mirë, ndërsa Argjentina u shpall kampion. Tashmë pritet zyrtarizimi i kontratës së re, që sipas mediave katalanase është çështje ditësh.
Sfidanti.al