Në Premier Ligë nuk pyesin aq shumë për krizën financiare, të paktën nuk janë si klubet në ligat e tjera të mëdha. Në një vend ku edhe ekipi që sapo ngjitet në elitë merr 100 milionë paundë stërlina nga e drejta televizive, paratë nuk mungojnë dhe Mançester Siti e tregoi kur hodhi menjëherë në tavolinë 75 milionë paundë stërlina për Xhek Grilishin e Anglisë dhe të Aston Vilës. Kjo do të thotë rreth 85 milionë euro, por klubi nga Birmingami për momentin e ka ndarë mendjen për të mos e dhënë kapitenin për më pak se 100 milionë paundë stërlina, që janë rreth 118 milionë euro, dhe që do të thotë një rekord britanik. Ndoshta marrëveshja mund të arrihet me rreth 85-90 milionë paundë, që do të ishte gjithashtu një shifër tepër e lartë.
Sfidanti.al