Pesë vjet më parë ishte një mbretëreshë. Simën Bajs u bë krenaria e sportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi fitoi 4 medalje të arta olimpike në Rio de Zhaneiro në 2016, veçse në jetë ka edhe përmbysje të mëdha. Tronditja ishte e plotë kur gjimnastja vendosi të tërhiqej nga gara e kombinuar individuale në Tokio 2020. Talenti më i madh i gjimnastikës artistike botërore dështoi keq në konkurrimin ekipor, ku skuadra amerikane nuk e mbrojti dot medaljen e artë që u fitua nga Rusia.
Shkak kryesor ishte gabimi i Bajlsit gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të saj në tapet dhe në kalin pa doreza. Ajo dështoi në mënyrë aspak karakteristike, ndërsa ekipi amerikan njoftoi se 24-vjeçarja nuk do ta përfundonte garën. Një ditë më vonë, Bajls doli në konferencë për shtyp dhe njoftoi se do të tërhiqej nga konkurrimi i kombinuar individual, duke humbur një tjetër të artë të mundshme. Ajo theksoi se do të përqëndrohet tek problemet e saj psikologjike, dhe se ka humbur besimin tek vetja, të paktën për momentin, dhe se ndihet nervoze.
Nuk dihet nëse Bajls do të marrë pjesë në katër garat individuale të disiplinave të veçanta si trau i ekuilibrit, paralelet e shkallëzuara, kaluçi dhe ushtrimet në tapet. Për momentin, lavdia olimpike ka kaluar tek Rusia e cila arriti një fitore të madhe në Tokio, duke marrë medaljet e arta në garën ekipore të femrave, por edhe të meshkujve.
Sfidanti.al