Klopp për Tresold-in: Nuk kemi pse t’i lutemi askujt!

Me golat e tij në Champions për fanellën e Bryzhit dhe mungesën e sulmuesve në kombëtare si Gjermania dhe Italia e ardhmja e Nicolo Tresoldi-t është kthyer në një argument mjaft të trajtuar në mediet e vendeve në fjalë.

Siç dihet 22-vjeçari ka lindur në Kaljari dhe ka mundësi që të zgjedhë mes dy kombëtareve. Në këtë pikë ai ka kërkuar kohë për të vendosur ndërsa komisari teknik i Gjermanisë ka lënë të kuptohet se sjellja e talentit nuk i ka pëlqyer.

“Ne nuk jemi budallenj. Mendoj se gjithçka është në rregull, fakti që ai po konsideron të gjitha opsionet, por nuk kemi pse t’i lutemi askujt”, theksoi Klopp kur u pyet se si priti lajmin kur mësoi se Tresoldi pasi kishte biesduar me atë kishte patur një të ngjashme edhe me trajnerin e kombëtares italiane, Roberto Mancini.