Po shënohen gola e po fitohen ndeshjet, ndonëse flitet për sfida të verës, ndërsa po luajnë shqiptarët. Elseid Hysaj ka qenë vazhdimisht titullar për Lacion e Mauricio Sarrit, por po ashtu është aktivizuar shumë edhe Vedat Muriqi. Në suksesin 5-2 ndaj Triestinës së kategorisë së tretë (me rezultatin që shkoi 5-0), titullar në portë ishte Tomas Strakosha, pra Sarri po i jep të kuptojë se e vlerëson shqiptarin dhe dëshiron që ai të qendrojë. Të tre shqiptarët ishin titullarë, dhe Muriqi shënoi gol, përpara sesa të zëvendësohej në 56’. Strakosha bëri pritje, ndërsa Hysaj ishte si përherë garanci në krahun e tij.
Sfidanti.al