Hysaj titullar për Lacion, Bajrami krijon golin e Empolit

Dy shqiptarët ishin në formacion, i pari si mbrojtës i Lacios, dhe i dyti si mesfushor i vendasve me numrin 10 në shpinë. Elseid Hysaj dhe Nedim Bajrami e kishin besimin e trajnerëve të tyre, por edhe Ardian Ismajli që erdhi nga Specia tek Empoli pikërisht për të qenë titullar. Nedim Bajrami tregoi se nga çfarë brumi është i përbërë kur krijoi golin e shënuar nga Bandineli, duke i dhënë një pasim nga treçerekët e fushës për ta nxjerrë vetëm me Pepe Reinën. Hysaj, ndërkaq, është një garanci për trajnerin e Lacios, Mauricio Sarri, që nuk ka aktivizuar ndonjë lojtar në karrierë më shumë sesa shqiptarin. Pak minuta për Vedat Muriqin, që u fut në 82’ në vend të Imobiles, ndërsa Tomas Strakosha ishte në stol.

Sfidanti.al