Në vitin 2015, Ljuis Hamilton fitoi titullin e tretë kampion të botës pas suksesit në Çmimin e Madh të SHBA-së në pistën e Ostinit. Piloti anglez i Mercedesit ka shans ta bëjë përsëri, pasi i duhet të fitojë 8 pikë më shumë sesa Sebastian Fetel për t’u shpallur kampion i Formula 1 edhe këtë sezon.

