Formula 1, Hamilton kampion bote në Meksikë nëse…

Fitorja e Kimi Raikonen dhe vendi i tretë i Hamilton në Cmimin e Madh të Ostin, vetëm sa e shtyu festën e pilotit britanik për titullin e tij të 5 në Botërorin e Formula 1. Ndalesa e radhës e kampionatit është në Meksikë dhe Hamilton ka shansin më të mirë për të mbyllur edhe llogaritë e këtij sezoni pikërisht në këtë vend ashtu sic bëri edhe vitin e kaluar.

Diferenca mes Hamilton dhe Fetel është 70 pikë dhe për britanikun cështja e titullit në të vërtetë është thjesht një formalitet duke qenë se nuk ka shumë kombinime që i japin atij shanset për këtë. në të vërtetë, Hamilton mjafton të renditet në vendin 7 për të festuar këtë titull mëse të merituar. Por ai mund të mbyllë matematikisht këtë cështje edhe nëse e përfundon garën i 8 apo ndonjë pozicion më poshtë, por në këtë rast duhet që rivali i tij Fetel të mos e kalojë i pari vijën e finishit të garës.

sfidanti.al