Aventura e re e Masës, zhytet në 14 m thellësi në det për apnea

Felipe Masa ‘harron’ për një moment pistat e garave për të ndërmarrë një aventure në det. Piloti brazilian që tashmë e ka lënë Botërorin e Formula 1 për atë të makinave elektrike, Fiormula E, me të përfunduar testet e këtij kampionati në Valencia, iu drejtua brigjeve të Monakos ku u zhyt në det në një thellësi prej 14 m për të praktikuar apnean në ujë dhe ai sigurisht nuk ishte i vetëm në këtë aventurë.

Ish pilotin e Ferrarit e Uilliams në Formula 1, e shoqëronte në këtë aventurë, kampioni i botës në apnea, Pierr Frola. Entuziazmi nuk ishte i vogël te Masa që edhe vetë u habit për arritjen e tij në këtë provë që nuk kishte aspak lidhje me makinat e garat.

sfidanti.al