Bordo drejt shitjes? Transaksioni shtyhet për 15 ditë

Klubi i Bordosë është drejt shitjes. Pronarët e skuadrës së Ligue 1,kompania M6 që e zotëron atë që nga viti 1999, ka gjetur një akord me General American Capital Partners për shitjen e Bordosë për vlerën e 75 milionë Eurosh, madje kaloi edhe pengesën e fundit duke qenë se mori edhe miratimin e Këshillit Bashkiak të Bordosë për këtë proces.

Ishte parashikuar që transaksioni të mbyllej këtë të martë pas një takimi mes palëve në Paris, por gjërat duket se nuk shkuan sipas parashikimit. në Fat transaksioni i shitjes së Bordosë u shty për 15 ditë dhe sipas presidentit të klubit, Stefan martin, kjo ndodhi për shkak të disa problemeve administrative.

Ndërkaq, Shefi Ekzekutiv i M6, Nikola de Taverno vendosi që të qetësojë të gjithë duke theksuar se transaksioni nuk është në rrezik dhe se shitja e klubit do të përfundojë. Bordoja është klubi i dytë francez që shkon në duart e investitorëve amerikanë. përpara dy vitesh, Olimpiku i marsejës u ble nga manjati i pasurive të patundshme, Frenk Mekkurt që ka pasur në pronësi edhe skuadrën e bejzbollit Los Angeles Doxhers

Bordeaux është një prej klubeve më me emër në futbollin francez dhe që ka fituar 6 herë titullin kampion në Ligue 1. Aktualishtual, Bordo renditet në vendin e tetë në kampionati me 14 pikë në 10 ndeshje.

sfidanti.al