Emri i Edinson Kavanit po dëgjohet sërish në ambientet e Napolit. Klubi italian këtë verë e ëndërroi gjatë kthimin e sulmuesit uruguajan që tashmë është pjesë e Paris Sën Zhermenit, por në fund, ai qëndroi pikërisht në Paris, qytetin e dashurisë.
Në të vërtetë kjo ishte dicka që pritej, e megjithatë tifozët e Napolit mbetën të zhgënjyer madje ngritën edhe dyshimet e tyre sigurisht nëpërmjet rrjeteve sociale duke pyetur: kishte apo jo kontakte të vërteta te drejtuesve të Napolit me futbollistin?
Kjo nuk do të mësohet kurrë, por mund të mësohet ajo që mund të ndodhë në të ardhmen dhe presidenti i napolit De Laurentis duket se ka nisur një vardisje të dytë rreth uruguajanit
‘Kavani do të ishte perfekt për lojën që aplikon Anceloti-është shprehur De Laurentis-sigurisht dyert e Napolit janë të hapura për të por duhet të ketë edhe ulje pretendimesh’.
sfidanti.al