Padyshim që mund të quhet vetë si një nga legjendat më të mëdha, edhe pse karakteri i prishi shumë punë. Fernando Alonso po e mbyll këtë sezon me Formula 1, duke marrë me vete dy titujt botërorë, por jo pa dhënë një gjykim se kush janë pilotët më të mirë të historisë. Ai e përpiloi listën verbalisht, në një konferencë për shtyp në krah të Ljuis Hamiltonit, përpara Çmimit të Madh të SHBA-së.
“Është e vështirë të zgjedhësh vetëm pesë, – tha spanjolli i Meklarenit, – por, për mua do të ishin Mikaeli (Shumaheri), Fangio, Sena, Prosti dhe Ljuisi (Hamiltoni). Kjo, jo vetëm për titujt e fituar, por për atë që kanë dhënë në këtë sport. Është gjë e madhe për Ljuisin që arrin 5 tituj dhe barazon Fangion”. Alonso vlerësoi se Hamilton ka ditur të fitojë edhe kur ka pasur makinën më të mirë, por edhe kur nuk e ka pasur.
Sfidanti.al