Jurgeni mund të qeshë, dy lajme të mira nga Liverpuli

Nuk është se i mungon buzëqeshja, por kur vijnë “katër mandata” rresht, nuk ka sesi të të shkëlqejë “çehrja”. Jurgen Klop ishte në hall për Liverpulin e tij me lojtarë të shumtë në dyshim për ndeshjen e radhës në Premier Ligë, pasi Keita, Van Dajk, Salah e Mane u kthyen me dëmtime nga ndeshjet e kombëtareve. Gjithsesi, gëzimi i trajnerit gjerman është kthyer përgjysmë, apo ndoshta edhe pak më shumë se kaq.

Salah e Van Dajk janë gati, ndonëse të tjerët nuk pritet të luajnë, ashtu siç ka probleme edhe mesfushori i fortë, Xhejms Milner. “Mos kini merak, – thotë Klopi, – në fushë do të dalë një ekip i fortë që do të veshë fanelën ndaj Hadërsfildit”. Të kuqtë janë në krye të Premier Ligës me 20 pikë, po aq sa Mançester Siti dhe Çelsi.

Sfidanti.al