Loja e Ndershme Financiare (Fair Play) nuk është se ka bërë “namin” deri tani, por nuk është çudi edhe që ta bëjë. Së pari vjen lajmi që UEFA ka pezulluar për 1 edicion nga kupat europiane, skuadrën ruse të Rubinit të Kazanjit, për shkak të shkeljeve të normave financiare. Së dyti, vjen dyshimi apo aludimi se ky mund të jetë një paralajmërim për një klub shumë më të madh, vetë Paris SG.
Shumë shpesh është folur e shkruar se parizienët rrezikojnë për shkak të shpenzimeve tepër të mëdha, ndërsa ende nuk i kanë të ardhurat për nivele harxhesh të tilla. Deri tani, dënim nuk ka pasur, por mediat spanjolle apo të tjerat shkruajnë se UEFA ka bërë një paralajmërim për klubin e presidentit Al Helaifi.
Sfidanti.al