Në vitin 2015, Ljuis Hamilton fitoi titullin e tretë kampion të botës pas suksesit në Çmimin e Madh të SHBA-së në pistën e Ostinit. Piloti anglez i Mercedesit ka shans ta bëjë përsëri, pasi i duhet të fitojë 8 pikë më shumë sesa Sebastian Fetel për t’u shpallur kampion i Formula 1 edhe këtë sezon. Nëse do t’ia dilte, do të ishte e 8-ta herë që Botërori vendosej në pistën e Teksasit, siç ndodhi edhe me Emerson Fitipaldin në 1974 apo me Niki Laudën në 1977, sa për të dhënë dy emra të tjerë.
Hamilton do të jetë favorit absolut në garën e sotme në orën 20:00, në Ostin. Ai fitoi vendin e parë në prova, me rekordin e pistës, kohën 1’32”237. Fetel doli i dyti me 1’32”298, pra me vetëm 61 të mijtat prapa, veçse do të niset në vend të pestë, për shkak të dënimit që mori në provat e lira. Në krah të Hamiltonit, do të jetë Kimi Raikonen (+70 të mijtat pas tij), dhe finlandezi do të ketë goma më të shpejta.
Ky ishte “pole positioni” numri 80 për Hamiltonin në karrierë, një rekord botëror që vazhdon të rritet, ndërsa ish-rekordmeni Mikael Shumaher u ndal në kuotën 68.
Sfidanti.al