Pavarësisht akuzave, Ronaldo është njeriu më influent në botë

Kristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale jo vetëm përsa i përket botës së futbollit, por në të gjithë botën sportive. Ai që e thotë këtë është një sondazh i agjencisë KPMG sipas të cilit, sulmuesi i Juventusit është personaliteti më influent në botë duke lënë pas një sërë emrash të rëndësishëm si mesi, Papa Françesku apo edhe Donald Trump.

Në total, Kriostiano Ronaldo ka rreth 340 milionë ndjekës në rrjetet sociale si Facebook, tëitter e Instagram duke lënë pas Nejmar me ‘vetëm’ 205 milionë e Mesin me 189 milionë.

Kur bëhet krahasimi me disiplinat e tjera sportive, hendeku mes Ronaldos dhe yjeve të tjerë është akoma më i madh, sepse sportisti që nuk është pjesë e botës së futbollit që ka më shumë ndjekës është basketbollisti i Los angeles Lakers, leBron Xhejms me 106 milionë ndjekës duke lënë pas rivalin e tij Stiven Kërri dhe Konor Mekgregor. të vështirë për të garuar me Ronaldon përsa u përket rrjeteve socoale e kanë edhe yjet e muzikës si Xhastin Biber dhe Tejlor Suift që kanë rreth 300 milionë fansa, respektivisht 284 dhe 268 milionë,ndërsa barak obama është në kuotën e 176 milionë ndjekësve. Shumë larg janë Donald Trump e Papa Francesku me 90 dhe 11 milionë ndjekës.

sfidanti.al