Ljuis Hamilton nuk mundi dot të festojë që këtë fundjavë titullin botëror të Formula 1. Në Cmimin e Madh të Teksasit të zhvilluar në pistën e Ostinit, ishte Kimi Raikonen ai që triumfoi me finlandezin që u kthye të fitojë një garë të Formula 1 prej 5 vitesh. Finlandezi i Ferrarit e nisi garën në perfeksion duke i marrë vendin e parë Hamiltonit që u nis nga pole position. Britaniku u përpoq t’i mbyllte hapësirën Raikkonenit, por nuk mundi. në fund raikonen e kaloi i pari vijën e finishit i ndjekur nga Vershtapen dhe Hamilton
Përsa i përket Sebastian Fetelit, gjermani gaboi sërish pasi në tentativën për të parakaluar Riçardon u përplas me makinën e tij dhe e pa veten në vendet e fundit duke nisur gjtihcka nga e para nëpërjet një sërë parakalimesh që për të u kthyen në një makth gjatë këtij sezoni sidomos në pjesën e dytë të tij me gjermanin që e mbylli garën në vendin e katërt.
Nuk shkuan mirë gjërat as për Daniel Ricciardon që pati një problem me baterinë e makinës me australianin që nuk e mbylli garën në xhiron e nëntë ndërkohë që në pistë hyri makina virtuale e sigurisë. hamilton përfitoi nga momenti për të ndërruar gomat të cilat i konsumoi në maksimum. Kështu që më vonë Hamiltonbëri dhe një pit stop të dytë nga i cili doli pas Botas, por shumë shpejt shoku i tij i skuadrës i hapi rrugë. Që nga ky moment filloi një luftë nervash mes Raikkonen, Vershtapen e hamilton. Në xhiron e parafundit, britaniku kërkoi që të kalojë holandezin, por piloti i Red Bull nuk ia dha kënaqësinë që Hamilton të merrte vendin e dytë që mund t’i jepte matematikisht titullin e pestë botëror. Gjithsesi, hamilton e ka ‘matchpointin’ e dytë në ndalesën e radhës që do të zhvillohet në Meksikë ku ai do të mjaftohet edhe me një vend të 7 për të triumfuar.
sfidanti.al