NBA, Denver Nagets frenon kampionët e Golden Stejtit, Klivlend tjetër disfatë

Denver Nagets frenon Golden  Stejtin duke e mundur me rezultatin 100-98 dhe në të njëjtën kohë ruajti pathyeshmërinë e tij në këtë fillim sezoni në kampionatin e NBA. Uorriors patën një mbrëmje të vështirë në parketin e Nagets ku u gjetën edhe në një disavantazh prej 13 pikësh dhe kjo panoramë u pa në periodën e fundit të sfidës. pikërisht në këtë moment Golden Stejt tregoi se përse është skuadra më e mirë e NBA, pasi arriti të shkurtojë diferencën e pikëve në 2 dhe pati një sulm të fundit në dispozicion. Pikërisht këtu diferencën e bëri spanjolli Hernangomez i cili bllokoi një gjuajtje pranë koshit të Damien Xhons në sekondat e fundit, duke bërë që Denver të ruajë fitoren

Klivlend ende nuk po e gjen takimin me fitoren e parë sezonale. Skuadrae Kavaliers humbi dhe ndaj Atlantës 111-133 duke regjistruar disfatën e tretë radhazi. Ai që shkëlqeu për Houks ishte Jang i ardhur nga Oklahoma që në këtë ndeshje regjistroi një bilanc me 35 pikë dhe 11 assist. Atlanta dominoi në parket dhe vendosi rekord me 22 gjuajtje nga distanca e 3 pikëve, ndërsa Klivlend edhe këtë radhë shfaqi britshësi në mbrojtje

E njëjta histori edhe për Oklahomën që humbi me Sakramenton 120-131 duke humbur ndeshjen e tretë radhazi në 3 sfidat e para dicka që kësaj skuadre nuk i ndodhte që nga viti 2008. për Thunder, ishte në parket edhe Rasëll Uestbruk i cili shënoi 32 pikë e rrëmbeu 12 topa në tabelë, por këto statistika nuk e ndihmuan shumë skuadrën e Oklahomës. Për Sakramenton, spikati Shumpert me 26 pikë, ndërkohe që Fox pati një bilanc me 22 pikë e 10 assist.

sfidanti.al