Ljuis Hamilton ‘fluturon’ dhe në Texas; fiton provat e lira

Ljuis Hamilton tashmë është pa fre dhe po shkon me një shpejtësi marramendëse drejt titullit botëror. në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1, në Ostin të Teksasit, piloti britanik i Mercedes dominoi totalisht provat e lira në një ditë ku reshjet e dendura të siut ishin kryefjala e saj. 1 minutë 48 sekonda e 716 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Hamilton që nuk u lodh shumë për ta regjistruar atë, pasi iu desh vetëm kryerja e vetëm 3 xhirove.

Cuditërisht, në vendin e dytë në këto prova të lira u rendit piloti oi Toro Rosos, Gasly me  1 sekondë e 12 të mijtat më shumë se hamilton,ndërsa vendi i tretë ishte për Maks Vershtapen me Red Bull i pasuar nga piloti spanjoll i meklaren, Fernando Alonso.  Te Ferrari shtohen telashet për Sebastian Fetel. piloti gjerman jo vetëm që regjistroi një kohë të dobët që e rendit atë në vendin e 10, por edhe u penalizua me 3 pozicione pasi nuk respektoi limitin e shpejtësisë nën regjimin e flamurit të kuq. pak më mirë se ai bëri piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen që u rendit në vendin e nëntë.

sfidanti.al