Ndëshkimi për të ishte i ashpër, por kur edhe mediat britanike e pranojnë, ishte sipas rregullave. Ljuis Hamiltoni humbi mundësinë të barazonte rekordin e Mikael Shumaherit për fitoret në Formula 1, për shkak të dy dënimeve që iu dhanë për shkelje nga ana e tij gjatë nxemjes përpara Çmimit të Madh të Rusisë në Soçi.
