Nuk mjaftoi ajo që ndodhi në Belgjikë, kur Çmimi i Madh mbeti në “hava” për 3-4 orë me radhë, me tifozët në tribuna e pilotët “hipu e zbrit”nga makinat e tyre të shkëlqyera, për të zhvilluar vetëm 2 xhiro si rezultat. Formula 1 nuk po lihet e qetë nga trillet e motit as në Çmimin e Madh të Rusisë në Soçi, pasi reshjet e dendura me vetëtima të rrezikshme detyruan organizatorët të anulonin provat e lira, ndërsa vetë gara duket në dyshim. Provat zyrtare ishin gjatë gjithë kohës me sytë nga qielli, ndërsa e diela nuk dihet nëse mund të sjellë kthesë të motit. Nëse reshjet do të vazhdojnë të furishme, dhe nëse do të ketë rrezik për përplasje në pistë për shkak të shikueshmërisë së ulët, me gjasë organizatorët mund të vendosin anulimin e garës, për ta zhvilluar një ditë tjetër.
Sfidanti.al