Çfarë ndodh kur nuk shënon Levandovski? Fiton sërish Bajerni!

Për 15 ndeshje radhazi në Bundesligë, sulmues polakë ia kishte dalë për ta gjetur rrugën e rrjetës. Gjithsesi, një seri e shkëlqyer golash mori fund këtë të premte ndërsa Robert Levandovski nuk shënoi dot për Bajernin edhe pse bavarezët fituan 3-1 në fushën e Grojter Fyrtit. Kjo do të thotë se 32-vjeçari nuk e barazoi dot rekordin e Gerd Mylerit që ia kishte dalë të realizonte për 16 ndeshje radhazi në Bundesligë. Polaku ndoshta edhe mund ta bëjë në të ardhmen, edhe pse duket e vështirë, ndërsa rekordi absolut mbetet ai i Lionel Mesit që shënoi në 21 ndeshje radhazi në La Liga për Barcelonën. Gjithsesi, fakti që Levandovski nuk shënoi nuk u prishi punë bavarezëve. Skuadra e trajnerit Julian Nagelsman triumfoi në fushën e Grojter Fyrtit. Ky suksesë bëri që bavarezët të mbajnë kreun me 16 pikë pas 6 javësh, me vetëm një barazim, ndërsa kanë shënuar 23 gola. Edhe pse Levandovski nuk shënoi, mjaftuan Tomas Myleri apo Xhoshua Kimihu.

Sfidanti.al