Piloti holandez ishte edhe i kënaqur me suksesin, por edhe i mërzitur që Çmimi i Madh i Belgjikës praktikisht nuk u zhvillua, Maks Verstapen me Red Bullin e tij u shpall fitues i konkurrimit të radhës në pistën e Spa-Frankorshampit, ndërsa pas tij ishin Xhorxh Rasëll me Uilliams dhe Ljuis Hamilton me Mercedes. Pasi u prit për 3 orë, duke tentuar dy herë startin e garës, më në fund u ndez drita e kuqe që lajmëroi përfundimin pas vetëm 2 xhirove të zhvilluara pas makinës së sigurisë. Pilotët morën gjysmën e pikëve.
“Nëse do ta kishim nisur garën në 3 ne do të kishim pasur një shans për ta zhvilluar deri në fund, – tha Verstapeni, – më pas shikueshmëria ishte shumë e ulët. Doli me shumë rëndësi fitorja në provat zyrtare. Një mëkat që nuk u bë gara siç duhet, por kushtet ishin shumë të vështira”. Edhe Hamilton ishte në të njëjtën linjë. “Ata (organizatorët) e parë se në fund kushtet e pistës nuk ishin më mirë se në fillim, – tha kampioni i botës, – ata bënë atë që mund të bënin. Shpresoj që tifozët të marrin paratë e biletave”. Hamilton vazhdon të kryesojë renditjen e Botërorit me 202.5 pikë, por duke qenë vetëm 3 pikë mbi Verstapenin që ka 199.5. Në vend të tretë, i shkëputur, është Lando Norris i Meklarenit me 113.
Sfidanti.al