Sa do të “pijë ujë” ultimatum i Realit ndaj PSG-së për Mbapenë?!

Nuk dëshirojnë të lëvizin nga “istikami”, dhe oferta e fundit cilësohet vërtet e fundit. Reali jep 170 milionë euro “në dorë” për Kilian Mbapenë, plus 10 milionë të tjera në formë shpërblimesh të mëvonshme, pra 180 milionë euro dhe asnjë cent më shumë. Nga ana tjetër, “heshtje varri” nga ana e Paris SG, ndonëse thuhet se sheikët e kanë refuzuar kërkesën madrilene. Në Spanjë, mediat shkruajnë se presidenti i Realit, Florentino Perez, po pret përfundimin e afatit të ultimatumit të vendosur prej tij, deri të hënën në orën 18:00. Nëse PSG nuk përgjigjet, atëherë i bie që spanjollët do të tërhiqen nga operacioni për ta marrë Mbapenë falas sezonin e ardhshëm. Al Helaifi ka kërkuar 200 milionë euro për kartonin e kampionit të botës, dhe gjithashtu ai nuk dëshiron të tërhiqet nga e vetja.

Sfidanti.al