Ka raste kur triumfet nuk shijojnë, sidomos nga ata që i shikojnë nga jashtë. E tillë fitorja e Mançester Junajtidit në fushën e Uolvesit në Premier Ligë, një ndeshje që vendasit të paktën nuk duhej ta kishin humbur. Pas një pjese të parë të dominuar nga Uolvesi, por me raste të shpërdoruara, “djajtë e kuq” përfituan nga një moment i dyshimte për të shënuar golin e vetëm. Ruben Neves u rrëzua në duel me Pol Pogbanë, gjyqtari nuk dha faull dhe lojtarët miq nuk e nxorrën topin jashtë vijës anësore për sportivitet, dhe nga kjo nisi sulmi që zuri në befasi të zotët e shtëpisë. Në pjesën e parë, Uolvesi ishte treguar më sportiv në një rast të tillë duke e nxjerrë topin jashtë.
Golin e vetëm e shënoi Mejzën Grinvud (Mason Greenëood), njeriu që mendohet se Kristiano Ronaldo do t’i zerë vendin, ndërsa analisti Roi Kin, ish-kapiteni legjendar në “Old Traford” pati fjalë kritike për ekipin. “Shpresoj që Kristiano Ronaldo të mos e ketë parë këtë ndeshje, – tha irlandezi krenar, – ndryshe, ai mund të ketë kërkuar prishjen e kontratës. Pjesa e parë ishte shumë e dobët, pa asnjë gjuajtje në portë. i rroftë talenti, sepse dukeshin sikur ishin të rraskapitur pa filluar mirë ndeshja”.
Sfidanti.al