E para garë në Florida nuk doli një mërziti, përkundrazi, ndonëse u bë një parashikim që do të ishte sikur në një Baku të dytë. Gara e Majemit në Formula 1 nuk i ngjau asaj të Azerbajxhanit, dhe Maks Verstapen hodhi një tjetër hap drejt kreut me një paraqitje të shkëlqyer dhe me një fitore.

