Verstapeni fiton në Imola, ndërsa fati e braktis Ferrarin!

Mbetet favorit për titullin, por edhe vetë e kishte pohuar se llogaritë nuk mund të bëhen pas vetëm 3 garave. Tashmë u bënë katër, dhe fjalët e Sharl Lëklerkut dolën të vërteta sepse rivali i tij i madh, kampioni i botës në Formula 1, Maks Verstapen, fitoi Çmimin e Madh të Emilia-Romanjës, kurse piloti i “kokëkuqes” doli vetëm e 6-ti. Kjo do të thotë se diferenca në krye është shkurtuar në 27 pikë, që do të thotë 19 pikë më pak sesa ishte deri të premten. Kaq rikuperoi holandezi i Red Bullit, që pati edhe xhiron më të shpejtë në Imola, ndërsa skuadra austriake fitoi dy vendet e para, me Ferrarin që dështoi në shtëpi. Lëklerku doli vetëm i 6-ti pas një gabimi të madh në provën për parakalimin e Perezit, ndërsa Karlos Sainzi doli nga nga gara që në fillim. Piloti holandez pati fundjavën e përsosur me vendin e parë në prova të premten, fitoren e sprintit të shtunën, fitoren e garës të dielën dhe xhiron më të shpejtë. Më shumë se kaq nuk mund të ketë.

Sfidanti.al