Paska qenë një “tifoz i fshehur”, ndonëse ndjenjat për ngjyrat zikaltër nuk i ka fshehur kurë. Zhoze Murinjo deklaroi hapur se anon nga Interi në garën për titullin kampion në Serinë A. Kjo, pasi Roma e tij mund 1-3 në “San Siro” pikërisht nga ish-skuadra e dikurshme. “Humbëm pas 3 muajsh, – tha Murinjo, – por, është pikërisht siç duhej të ndodhte. Do të dëshiroja që të ndodhte ndaj një skuadre kaq të fortë, më të fortës së kampionatit. Janë me të vërtetë “egërsira”, ndërsa ne tani duhet të përqëndrohemi vetëm tek Liga e Konferencës. Do të doja që Interi ta fitonte kampionatin”. Në fund, Mou nuk mund të rrinte pa ngacmuar duke lavdëruar arbitrin e ndeshjes, e duke thënë se “nëse do ta kishim pasur javën e kaluar, do të kishim fituar në Napoli”.
Sfidanti.al