Ky Fjuri duket konfuz për të ardhmen, tërhiqet apo synon titujt?!

Gruas së tij i paska premtuar se ndeshja ndaj Dilian Uajtit do të ishte e fundit në karrierë. Me të vërtetë që Tajson Fjuri është 33 vjeç, pra jo shumë i ri, por gjithsesi forma e tij është maksimale dhe ai duket në kulmin e karrierë. Për këtë arsye, është habi e madhe që kampioni i botës në peshat e rënda të boksit profesionist (në ËBC) deklaroi pas fitores në “Uembli” se “ky mund të jetë vallëzimi im i fundit”. Nga ana tjetër, atë duhet ta presë një ndeshje për bashkimin e titujve me ukrainasin Oleksandr Usik ose britanikun tjetër, Entoni Xhoshua. Nga ana tjetër, kampioni i UFC-së, pra i arteve të përziera marciale, Frensis Nganu, deklaron se një përballje mes të dyve mund të ndodhë në 2023.

Sfidanti.al