Ndershmëria e Artetës: Nuk meritonim fitoren ndaj Man. Junajtidit

Shumë rrallë mund të ndodhë që një trajner të bëjë deklarata të tilla, që mund të cilësohen “kundër” ekipit të tij, por ai vendosi të tregohej i drejtë. Mikel Arteta edhe e lavdëroi Arsenalin për fitoren 3-1 ndaj Mançester Junajtidit në Premier Ligë, por edhe pohoi se ndeshja duhej të kishte përfunduar ndryshe. “Ne nuk e merituam fitoren duke marrë për bazë rastet e krijuara, – tha Arteta, – ishte e vështirë, pasi ata humbën penalltinë dhe bënë presion”. U desh goli i Granit Xhakës për 3-1 që të garantohej fitorja. Arteta thotë se Arsenali ka unitet në skuadër dhe kjo mund ta ndihmojë që të kualifikohet për në Champions.

Sfidanti.al