Verstapen fluturon në Azerbajxhan, Ferrari nuk përfundon dot garat!

Një tjetër sukses i Red Bullit dhe një tjetër dështim i rëndë i “kokëkuqes” italiane, këtë herë në pistën e Bakusë. Në rrugët e kryeqytetit të Azerbajxhanit u luajt drama e Ferrarit, dhe filmi i triumfit të makinave austriake me në krye kampionin e botës, Maks Verstapen. Holandezi arriti një tjetër fitore dhe nisi shkëputjen në krye të Kampionatit Botëror të Formula 1. Verstapen ka 21 pikë më shumë sesa shoku i tij i ekipit, Sergio Perez, dhe 34 pikë më shumë sesa rivali i tij i vetëm për titull, Sharl Lëklerk. Të dyja makinat Ferrari nuk e mbyllën dot garën, për probleme teknike, Sainz pati shqetësime hidraulike dhe Lëklerku me motorin. Duket se kampioni i botës do ta fitojë titullin e dytë radhazi, për të t’u vënë pas legjendave si Shumaher, Hamilton, Fangio, Prost apo Sena.

Sfidanti.al