E para garë në Florida nuk doli një mërziti, përkundrazi, ndonëse u bë një parashikim që do të ishte sikur në një Baku të dytë. Gara e Majemit në Formula 1 nuk i ngjau asaj të Azerbajxhanit, dhe Maks Verstapen hodhi një tjetër hap drejt kreut me një paraqitje të shkëlqyer dhe me një fitore. Duke përfituar nga problemet e Lëklerkut me gomat e mesme, kampioni i botës në timonin e Red Bullit parakaloi fillimisht Sergio Perezin në nisje, dhe pastaj pilotin tjetër të Ferrarit pak xhiro më vonë. Diferenca e pikëve mes Lëklerkut dhe Verstapenit është tani 19 pikë, pra mund të luftohet duke nisur që nga gara e ardhshme në Barcelonë.
“Fitore, – thirrën në radio tek Red Bulli, – çfarë rikuperimi”. Verstapeni u përgjigj: “Po, garë e madhe, shumë e bukur, e vështirë, por shumë e mirë. Ne duhet të jemi krenarë”. Shefi i skuadrës, Horner, shtoi se “ia dole mirë shok, e bëre detyrën, rezistove fort në fund dhe more edhe xhiron më të shpejtë”. Përse holandezi mund të besojë se mund ta mbrojë titullin, edhe përballë një Ferrari shumë të fortë që e ndoqi në Majemi me të dy pilotët? Një arsye e thjeshtë dhe e fortë është që Maksi ka fituar çdo garë që ka arritur të përfundojë këtë vit. Nëse makina Red Bull do të jetë e besueshme, përse të mos ia dalë?
Sfidanti.al