Publiku vendas, i përbërë nga dhjetëra mijë tifozë, nuk mbeti plotësisht i kënaqur dhe fundjava deri tani ka qenë më e mirë për Red Bullin në Çmimin e Madh të Romanjës në Formula 1. Në pistën e Imolës, kampioni i botës në fuqi Mark Verstapen fitoi provat e së premtes dhe sprintin e së shtunës, pavarësisht se u nis keq në këtë të fundit. Një duel i fortë me Lëklerkun e Ferrarit, që kryesoi për shumicën e 21 xhirove, por u parakalua në fund për shkak të konsumimit të gomave. Si do të jetë historia e së dielës? Gara do të jetë në orën 15:00 dhe Verstapen niset i pari me Red Bullin e tij që duket se është kthyer. Kjo duket edhe nga vendi i tretë i Sergio Perezit që pati edhe xhiron më të shpejtë. Lëklerk kryeson me diferencë ndaj holandezit, por sezoni është ende në fillime.
Sfidanti.al