Nuk ka si Lila, fitoi 349 milionë euro në 10 vjet, fitoi edhe 2 tituj!

Kampione e Francës doli në 2011 dhe në 2021, duke mposhtur rivalë të mëdhenj si Lionin e sidomos Paris SG. Lila, megjithatë, mund të mburret për shumë më tepër sesa për dy titujt  e fituar në dekadën e fundit, sepse këtë e ka arritur me një projekt sportiv që mund të cilësohet me të vërtetë i shkëlqyer. Asnjë skuadër në Europë, e besohet as në botë, nuk ka mundur të fitojë aq shumë para sa Lila në këta 10 vitet e fundit (2011-2021). Duke shpenzuar vetëm 319 milionë euro (mesatarja 31.9 milionë në vit), fituan dy tituj si dhe 668 milionë euro si xhiro për transferimin e lojtarëve. Fitimi është 349 milionë euro. Lila transferoi lojtarë në mënyrë të shkëlqyer si Pepe tek Arsenali për 80 milionë euro, Osimhen tek Napoli për 75 milionë apo Leao tek Milani për 29.5 milionë.

Sfidanti.al