Sa shëmtuar gënjen presidenti Duka: Poshtë qeveria, rroftë qeveria !

O zot, kush na flet për kujtesë! Dëgjoni sa të sheqerosura dhe të pavërteta i ka fjalët presidenti Duka në inagurimin e stadiumit të Kukësit: “ Kemi shumë pak memorie. Vetëm 8 vite më parë Shqipëria vuante për një impiant për ndeshje ndërkombëtare, kurse sot kemi plot 4 stadiume, në saj të një bashkëpunimi shumë të mirë të federatës dhe Qeverisë..” Si vajti kjo puna e dashurisë me qeverinë, kur flitet për stadiume, janë bashkë në krevat, kurse në kohën e Pandemisë, presidenti Duka gënjeu publikisht kur ia plasi se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për ..futbollin!

Dhe në këto dy dekada të mbushura e të tejmbushura me gënjeshtra dhe molepsje, në klasifikimin e akuzave, kjo mund të jetë më e padenja! Ku do të gjente presidenti Duka një qeveri që t’i shkonte kaq pas avazit, e cila edhe në ditët e dënimit flakërues me 10 vite nga Europa, s’doli e s’doli të thoshte se kjo është FSHF-ja më e keqe që i kanë parë sytë futbollit, një Intitucion që të gënjen edhe kur i bën pyetjen naive : me sa vetë luhet futbolli…?

T’i gëzojmë stadiumet, o president-ndërtues, që meriton bust që nuk nginjesh kurrë! Dikur, në kohën e artë kur ti nuk ishe, kishim futboll dhe s’kishim stadiume, tani kemi stadiume dhe nuk kemi as futboll e as ..tifozë! Ky inagurimi i fundit ishte edhe më intrigues, ngaqë stadiumi ngjante pa porta fare sepse ekipet u dehën me inagurimin dhe nuk donin t’i bënin keq njeri tjetrit..duke gjuajtur në portë…

Sfidanti.al