Mika Riçardsi ka të drejtë, Mane është lojtari më i mirë i sezonit

Tek Liverpuli për momentin duket sikur shkëlqen ylli i Mohamed Salahut, egjiptianit të jashtëzakonshëm që ka talent sa për shumë vetë, por gjithsesi ka nga ata që mendojnë ndryshe. Një prej tyre është opinionisti, Mikah Riçards (Micah Richards), ish-mbrojtës i Mançester Sitit. i cituar nga “Deili Meili”, Riçardsi thotë se për të lojtari më i mirë i sezonit në Angli është Sadio Mane. “Ai është një talent i madh, – thotë ai, – dhe një lojtar me karakter të fortë. Ai mori mbi supe kombëtaren e vendit të tij, Senegalit, duke fituar Kupën e Afrikës, ai ndihmon Liverpulin. Nëse asistin e tij për Salahun (ndaj Junajtidit) do ta kishte dhënë Berkampi, ne do të ishim ende sot duke parë video të tij. Ishte i jashtëzakonshëm. Në 6 vjet tek Liverpuli ai ka 153 gola dhe asistë (116+37) i lënë pas vetëm nga Salah me 210. Unë do ta votoja për lojtarin më të mirë të sezonit”.

Sfidanti.al