Championsi është jetik për Juventusin, bilanci rrënohet pa Europën

E tregojnë qartë statistikat e 10 viteve të fundit, dhe nuk mund të vazhdohet pa këtë nivel. Juventusi e ka të domosdoshëm kualifikimin për në Champions, sepse ky aktivitet i siguron një sasi tepër të madhe të të ardhurave, që janë jetike sidomos në një periudhë kaq të vështirë. Mediat italiane shkruajnë se klubi torinez ka fituar gati një të katërtën e të ardhurave vetëm nga Liga e Kampionëve. Në 10 vitet e fundit, “Zonja e Vjetër” pati xhiro totale prej 3 miliardë e 783 milionë eurosh, dhe rreth çereku i saj erdhi nga Champions. Edhe duke qenë në Ligën e Kampionëve, sërish piemontezët këta 10 vjet dolën me humbje të rënda, plot 475 milionë euro, nga të cilat 2010 milionë humbje vetëm në 2020-2021. Imagjinoni sesi do të ishte gjendja pa Championsin. Juventusi është në vend të katërt në Serinë A me 63 pikë dhe nuk e ka ende të sigurt kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kur duhen edhe 5 javë për t’u luajtur.

Sfidanti.al