Benfika më në fund në finalen e Championsit, veçse për të rinj!

Do të jetë një finale e pazakonte ajo e 25 prillit në Qendrën Sportive të Kolovrait në Nion të Zvicrës. Benfika e Lisbonës do të luajë finalen e Championsit për të rinj (Liga e të Rinjve) ndaj Volfsburgut gjerman dhe kjo është hera e parë që portugezët arrijnë në një finale Championsi që nga viti 1990, kur e bënë për të rritur ndaj Milanit. Atëherë humbën 0-1 dhe janë në pritje prej 60 vjetësh për ta fituar një Champions për të rritur. Lojtarët 19-vjeçarë të “shqiponjave” ia dolën me barazimin 2-2 në Nion dhe pas gjuajtjes së penalltive me shifrat 4-3. Portugezët kryesuan 2-0, por pastaj portieri Samuel Soares doli me të kuqe dhe ata luajtën me 10 vetë. Portieri i dytë, Andre Gomes ishte më i miri në fushë, por pengoi dot dy gola të Juves, edhe pse ishte vendimtar tek penalltitë. Në finale edhe Salcburgu U19 austriak pas fitores së madhe 5-0 ndaj Atletikos së Madridit.

Sfidanti.al