Le të mbetemi tek fjalët që thotë vetë kampioni i botës, pasi janë vërtet tepër “interesante”. Maks Verstapen ka mundësi t’i japë fund karrierës si pilot në Formula 1 në vitin 2028, kur përfundon kontrata e tij me Red Bullin me vlerë rreth 50 milionë euro rrogë në sezon. “Unë mund të kem dëshirë që të bëj diçka tjetër, – thotë holandezi, – plani është të qendroj këtu (tek Red Bulli) deri në 2028. Nuk planifikoj të shkoj në ekip tjetër. Nuk e kam ndarë mendjen se çfarë do të bëj pas 2028-ës”. Me gjasë, Verstapeni vështirë se mund të kërkojë të thyejë rekordet e Mikael Shumaherit dhe Ljuis Hamiltonit, të cilët janë nga 7 herë kampionë të botës dhe kanë një numër të pabesueshëm fitoresh apo vendesh të para në prova. Hamilton ka 103 fitore në karrierë, 91 ka Shumaheri, ndërsa Verstapeni është në kuotën 24.
Sfidanti.al