Champions, Kupë Anglie e Kupë Lige: Liverpuli i dominon finalet, por nuk shënon gol!

U bënë tashmë 3, nga të cilat dy të fituara, dhe që treja të sunduara. Liverpuli di sesi t’i luajë finalet, por e ka shumë të vështirë të shënojë, siç e tregoi ky sezon. Përballë Realit në Paris, të kuqtë e trajnerit Jurgen Klop dominuan thuajse plotësisht duke bërë 24 gjuajtje (9 në kuadrat), por pa realizuar dot rrjetën. Në të dyja finalet ndaj Çelsit, në Kupën e Anglisë dhe në Kupën e Ligës (Karabao), liverpulasit po ashtu ishin ekipi më i mirë, por sërish pa e dërguar topin brenda portës kundërshtare. Plot 330 minuta bashkë me shtesat, 61 gjuajtje, 17 gjuajtje në portë, 5.7 gola që priteshin, por asnjë gol i shënuar!

Sfidanti.al