E ardhmja e Michael Carrick në stolin e Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt. Sipas gazetarit Graeme Bailey, trajneri anglez pritet të largohet nga “Old Trafford” përpara ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve në nëntor.
Humbja 3-0 ndaj Bournemouthit dhe më pas disfata 2-0 kundër Chelsea-t kanë shtuar presionin mbi Carrick. United ka regjistruar katër humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e një ndryshimi në stol.
Bailey, në një intervistë për podcastin e TEAMtalk, bëri të ditur se Eddie Howe është aktualisht kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës. Drejtori Jason Wilcox e vlerëson trajnerin e Newcastle dhe, sipas gazetarit, janë kryer edhe vlerësimet paraprake për këtë mundësi.

