Kishte kohë që teutonët nuk jepnin kaq shumë shpresë, edhe pse fitorja e fundit në eleminatoret e Kupës së Botës ishte tepër e vështirë. Gjermania e trajnerit Hansi Flik fitoi me shumë zor 2-1 ndaj Rumanisë, por kjo u arrit me përmbysje dhe ishte vazhdimi i sukseseve nën drejtimin e ish-teknikut të Bajernit. Një njeri
Nota e parë “e shkëlqyer” për trajnerin e Gjermanisë, Fliks!
Kjo ndodhi në ndeshjen e dytë me ekipin që shkatërroi 6-0 Armeninë në eleminatoret e Botërorit. Hansi Flik ishte njeri tepër i kënaqur pas fitores së dytë në grup, por këtë herë shumë më bindëse sesa ajo 2-0 ndaj Lihtenshtajnit. Tabloidi “Bild” shkruajti se Fliku meritoi notën 1, që është nota maksimale në Gjermani, dhe
Fliku lavdëron Leroi Sanenë si një armë të fortë të Gjermanisë
“Gur, gur bëhet mur” thotë shprehja. Edhe trajneri i sotëm i “teutonëve” beson se lojtarët e kombëtares mund të rriten edhe kur kanë probleme. Një nga ata është Leroi Sane, një talent i vërtetë por shpesh jo aq i përkushtuar, aq sa ka pasur probleme tek Mançester Siti, Bajerni dhe vetë Gjermania. Gjithsesi, Hansi Flik
Diplomacia e Flikut tek Gjermania, telefonata dhe takime me trajnerët
Natyrisht e ka për herë të parë në kombëtare dhe energjia e dëshira është e madhe. Hansi Flik vlerësohet si trajneri i duhur për Gjermaninë dhe ai ka nisur një turne diplomatik dhe profesional për të siguruar që lojtarët të jenë sa më të kënaqur dhe ai të ketë maksimumin e informacionit. Ai ka qenë
Fliku e ka “zët” avionin, Gjermania shkon me autobus në Zvicër
Një vit më parë “nationalmanshafti” pati kritika të mëdha mediatike pasi mori aeroplanin për të udhëtuar nga Shtutgarti në Bazel të Zvicrës për një ndeshje ndërkombëtare. Trajneri Joakim Lëv nuk u kursye aspak sepse mediat dhe publiku gjykuan që një distancë prej rreth 260 km mund të bëhej fare mirë me autobus, për rreth 2
“Komunikuesi” Flik i bën gjërat ndryshe nga paraardhësi Lëv
Për shumë vjet, kombëtarja gjermane nuk ka pasur probleme apo diskutime të tilla sepse vazhdimisht fitonte. Gjithsesi, që pas përfundimit të epokës së brezit të madh të viteve 80-90-të, “teutonët” kanë pasur shumë dështime (si edhe disa suksese), dhe ekipi kombëtar shikohet gjithnjë e më shumë me “lupë” nga mediat. Kritikat për ish-trajnerin Joakim Lëv
Hansi Flik e nis tek Gjermania me tre debutues nga ekipi Shpresa
“Ata kanë dhënë kontribut shumë të madh tek U21-shi”. Ky ishte komenti i trajnerit të ri të “teutonëve”, Hansi Flik, që botoi listën e parë personale në detyrë, atë të lojtarëve për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës që Gjermania do t’i luajë ndaj Lihtenshtajnit, Armenisë dhe Islandës. Fliku ka ftuar një treshe lojtarësh që
Si do të luante Flik ndaj Anglisë? Me Goreckën! Kros ose Gyndogan, në stol!
Një analizë në “Bild” thekson se formacioni me të cilin Gjermania e mbylli ndeshjen ndaj Hungarisë u duk sikur nuk ishte gjykimi i trajnerit Joakim Lëv, por i pasardhësit të tij, Hansi Flik. Të kuptohemi, nuk është se Lëvi kërkoi ndihmë nga Fliku, apo ky “i fryu në vesh” apo “i futi miq” në kombëtare.
Hansi Flik kthehet tek Gjermania, trajneri shpreson të ketë sukseset e Bajernit!
Tashmë është zyrtare. Hansi Flik është trajneri i ri i Gjermanisë, i prezantuar nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit. Ish-tekniku i Bajernit firmosi kontratë deri në 2024, pra parashikohet që ta drejtojë kombëtaren në Kupën e Botës verën e ardhshme, dhe në Europianin e vitit 2024. Ai zëvendëson ish-trajnerin Joakim Lëv i cili pranoi
Hansi Flik, tek kombëtarja e Gjermanisë mund të gjesh një tjetër Bajern
Lotar Mateus ka frikë se do të ndodhë sërish ajo që ngjau në Mynih. Trajneri i ka që të gjitha kredencialet në rregull, ai është një fitues dhe Hansi Flik e provoi këtë tek Bajerni. Gjithsesi, nëse do të bëhet trajner i Gjermanisë, siç janë lajmet në media, atëherë çështja kryesore do të jetë që