Diplomacia e Flikut tek Gjermania, telefonata dhe takime me trajnerët

Natyrisht e ka për herë të parë në kombëtare dhe energjia e dëshira është e madhe. Hansi Flik vlerësohet si trajneri i duhur për Gjermaninë dhe ai ka nisur një turne diplomatik dhe profesional për të siguruar që lojtarët të jenë sa më të kënaqur dhe ai të ketë maksimumin e informacionit. Ai ka qenë këto kohë nëpër stadiumet e Bundesligës, duke ndjekur lojtarët që i interesojnë, një pune që Lëvi ia kishte varur kohët e fundit. Po ashtu, ka kontakt me trajnerët e klubeve, sidomos me Julian Nagelsmanin tek Bajerni përderisa shumë prej yjeve janë në Mynih. Ai ka biseduar në telefon me Tomas Tuhelin e Çelsit lidhur me Kai Havercin. Përveç kësaj, Fliku i ka marrë në telefon të gjithë lojtarët që i ka lënë jashtë për t’i dhënë besim dhe shpresë. Duket se trajneri ka një skemë taktike të kristalizuar me 4 lojtarë në mbrojtje, ndërsa bën çmos që lojtarët të luajnë në pozicionet që pëlqejnë më shumë, siç ndodh me Kimihun apo Goreckën.

Sfidanti.al